Maqedoni

Pensionet do të rriten për 5% – Ai më i ulëti do të ketë shtesë vetëm 626den

Shpërndaje

Nga 1 marsi, pensionet do të rriten për 5%, tha sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, shkruan Alsat.

“Të gjitha të dhënat nga statistikat janë marrë, llogaritja tashmë është bërë. Nuk do ta quaja rritje, sepse rritja prej 5% e pensioneve që duhet të paguajnë të premten do të jetë si shtesë e pensioneve të tyre”, tha ai.

Në përputhje me metodologjinë e re, rregullimi i masës së pensioneve bëhet dy herë në vit në muajin mars dhe në shtator, bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për koston e jetesës dhe pagën mesatare.

Pensioni më i ulët me rritjen e shtatorit është 12.527 denarë, ndërsa më i larti 73.502 denarë. Kjo do të thotë se pensionistët me pensionin më të ulët do të marrin vetëm 626 denarë rritje, ndërsa pensionistët me pension më të lartë do të kenë rritje prej 3.675 denarë./ Alsat.mk