Bota

Putin: Rusia e gatshme për dialog me SHBA-në për çështjet e stabilitetit strategjik

Shpërndaje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në fjalimin e tij vjetor për Gjendjen e Kombit të enjten akuzoi Perëndimin se po përpiqet të tërheq vendin e tij në një garë armësh, raporton Anadolu.

“Ne e kuptojmë se Perëndimi po përpiqet të na tërheqë në një garë armësh. Kështu, për të na shterur dhe për të përsëritur mashtrimin që ia dolën mbanë në vitet 1980 me Bashkimin Sovjetik”, u tha Putin deputetëve, zyrtarëve dhe gazetarëve në Asamblenë Federale.

Forcat bërthamore strategjike të vendit janë në “gjendje të gatishmërisë së plotë”, tha Putin.

Ai njoftoi gjithashtu planet për forcimin e ushtrisë në perëndim të vendit pas pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake të NATO-s.

Putin tha se Rusia është e gatshme për dialog me SHBA-në për çështjet e stabilitetit strategjik, por argumentoi se përpjekjet e Washingtonit për të mposhtur Moskën duke ofruar dialog ishin “hipokrite”.