Rajoni

Roth i reagon Hovenierit për dinarin: Deklaratë e pabalancuar, mungojnë mesazhet për sulmin terrorist në Banjskë

Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Qeveria e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Kjo sipas tij, do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj serbëve lokalë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

Ndaj deklarimeve të Hovenier ka reaguar Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman.

Në rrjetin social “X”, Roth shpërndau deklaratën e Hovenier, për të cilën tha se është e pabalancuar.

Sipas tij, në këtë deklatatë të SHBA-së do duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë.

“Një shembull tjetër për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, e dashur @USAmbKosovo”, shkroi Roth.