MaqedoniTop Lajme

Rritja e pagave në UKM – reagojnë pesë Universitete

Shpërndaje

Në të vërtetë, nisma e nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive ka filluar, gjegjësisht Propozim-teksti i Marrëveshjeve Kolektive prej të gjitha universiteteve publike është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shumë më herët para shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, prandaj si përfaqësues të sindikatave konsiderojmë se padrejtësisht dhe jo me fajin tonë të njëjtat nuk janë nënshkruar me themeluesin, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për këto shkaqe kërkojmë që më së voni deri më 08.03.2024 të kryhet procedura dhe të fillohet me nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive me secilin universitet në vete. Njëkohësisht, theksojmë se me mosnënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive të punësuarit e universiteteve të tjera publike vihen në pozitë të pabarabartë në raport me të drejtën, në veçanti në fushën e pagave dhe përfitimeve. Për këtë konsiderojmë se padrejtësisht jemi diskriminuar.

I bëjmë thirrje Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut që në mënyrë aktive të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi, sepse në këtë mënyrë shkelen themelet e vlerave thelbësore dhe parimet kushtetuese për barazi dhe mosdiskriminim të qytetarëve.

Kërkojmë në një kohë sa më të shkurtër të pranohemi në takim te kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zotëri Talat Xhaferi, ashtu që ta njoftojmë me gjendjen tonë.

Përderisa kërkesat tona të ligjshme nuk respektohen, atëherë si sindikata të pesë universiteteve publike, do të detyrohemi të sillemi sipas parimeve të organizimit sindikalist, përmes ndërmarrjes së të gjitha mjeteve ligjore që kemi në dispozicion, duke e përfshirë në fund të fundit edhe protestën publike” – thuhet në reagim.