MaqedoniTop Lajme

Taravari: Kurti dhe Rama kanë qëndrim të unifikuar për orientimin e Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “Top Channel” të Shqipërisë në pyetjen për përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në skenën politike në Maqedonisë së Veriut, tha se edhe për kryeministrin Albin Kurti edhe për kryeministrin Edi Rama ka respekt të veçantë.

“Kemi respekt ndaj tyre, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike. Mendoj se kanë pasur rol konstruktiv të dy kryeministrat edhe pse në zgjedhje ka pasur ndikime, edhe nga z. Kurti edhe nga z. Rama”, deklaroi Taravari.

Kreu i ASH-së theksoi se Kurti në zgjedhjet e vitit 2020 ka qenë përkrahës dhe i përfshirë në fushatën e Maqedonisë.

“Ai na ka ndihmuar atëherë neve si opozitë, megjithatë, të dy kryeministrat shqiptarë, janë të interesuar për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

“Kam pasur takim së bashku me dy kryeministrat në Shkup. Të dyve u intereson rruga evropiane i vendit, fillimi i negociatave, që të dy dëshirojnë që Maqedonia të jetë shtet stabil dhe vetëm në këtë mënyrë i ndihmojmë Shqipërisë dhe Kosovës. Ndonëse z. Rama dhe z. Kurti kanë dallime ndërmjet veti, por për Maqedoninë e Veriut kanë qëndrim të unifikuar”, u shpreh mes tjerash kryetari i ASH-së, Arben Taravari./Telegrafi/