Ademi: Nesër seancë urgjente për propozim-Ligji për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë
Kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi njofton se nesër do të mbahet seancë urgjenmte, ku në rend të ditës do të jetë propozim-Ligji për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë, përcjell albazone media.
Njoftimi nga Arber Ademi:
Ashtu siç premtuam, nesër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë Seancë urgjente, ku në rend të ditës do të jetë propozim-Ligji për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.
Besoj që ky propozim-Ligj do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.
Të gjitha universitetet publike meritojnë trajtim të barabartë dhe ne nuk do të lejojmë asnjë lloj diskriminimi ndaj tyre.