Ahmeti dhe Thaçi shtrëngojnë duart, bashkë në zgjedhje
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti zyrtarizoi koalicionin e quajtur “Fronti Evropian”, me 3 parti politike. PDSH, Lëvizja Populli dhe Partia Demokratike Evropiane, ju bashkuan BDI-së, për të garuar së bashkë në zgjedhjet e dyfishta që do të ketë vendi këtë vit. Më herët krerët e partive kishin mendime të ndryshme për njëri tjetrin, hidhnin kunja e akuza, madje nuk i kursenin edhe të sharat, por sot shtrënguan duart dhe premtuan bashkëpunim për siç thanë për hirë të qytetarëve. Ahmeti i kujtoi Thaçit kur kur ky i fundit e shante Ahmetin.
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
“Po t’i thoshe dikujt para 15-16 viteve se unë dhe Menduh Thaçi do të nënshkruanim marrëveshje bashkë për një front do të thoshin është çmnduri, por është shumë e vërtet unë nuk heq dorë nga e kaluara…Është e vërtet se ky më ka sharë nga ndonjëherë por kë të shante tjetër, s’mund të merreshte ky me drejtorin e teatrit Adem Karagën sigurisht se me mua do të merreshte nuk donte të jetë kokurent i teatrove dhe as i kukullave, por donte të jetë oponencë me mua”.
Kryetarii PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se pa deputetët e Frontit Europian, nuk do të formohen institucionet e shtetit.
Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së
“Le që më tani jemi të strukturuar mirë politikisht, po jemi edhe të strukturuar pa diskutim mirë edhe institucionalisht, dhe unë i uroj Talatit që të jetë kryeministër më pak edhe 2 vjet, mbani mend…Nuk do të arrihet që të ngrihen institucionet e shtetit pa Frontin Europian, pa deputetët e këtij Fronti…unë do të luftoj deri në fund që ky Front të ketë sukses”.
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi u shpreh i bindur se do ta bëjnë ndryshimin sepse e kanë fuqinë politike, ajo që sipas tij, e meriton të jetë liga e kampionëve.
Skender Rexhepi, kryetar i partisë Populli
“Është një nisëm e mbarë dhe e mirë dhe kemi thënë se ky front do të bëhet një trup i përbashkët i shumë subjekteve politike nga shumë etni kombëtare që frymojnë në Maqedoninë e Veriut për të dëshmuar se me të vërtetë një front europian që na e sjellë mirësinë, mirëqenien, lumturinë, gjitha begatitë që duhet të pasoj një popull gjeneratat që vijnë prapa, do vijnë kryekëput të siguruara të garantuara nga miqësia jonë me SHBA dhe nga rrugëtimi yunë bashkë me BE sepse alternativë tjetër nuk kemi”.
Arijanit Hoxha i Partis Demokratike Evropiane bashkimin në Frontin Europian e krahasoi me thirrjen për rreshtim në UÇK në vitin 2001.
Arianit Hoxha, kryetar i Partis Demokratike Evropiane
“Ne mund të kemi shumë dallime në qasjen e problematikave politke, në formën dhe trajtimin e tyre por gjithçka është irrelevante kur është në pyetje çështja shqiptare, shqiptarët dhe ardhmëria… Për dallim, nga të tjerët që presin që lëmoshën e pushtetit ta fitojnë përmes Mickoskit apo të tjerëve, ne kemi të qartë që faktori politik shqiptar pushtetin e merr nga shqiptarët dhe se adresa jonë është Tirana dhe Prishtina dhe jo selia e VMRO-së”.
Fronti Evropian paralajmëroi bashkangjitjen edhe të partive të tjera. I pyetur për fatin e Aleancës për Shqiptarët së Ziadin Selës, Ahmeti tha se marrëveshja mes tyre do të jetësohet ditëve në vijim. Ata lanë të kuptohet se do të jenë bashkë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale të vendit.
Emine Ismaili /SHENJA/