BotaTop Lajme

BE-ja kundërshton planin e Izraelit për shtëpi të reja në Bregun Perëndimorë

Shpërndaje

Bashkimi Evropian (BE) dënon planin e Izraelit për të zgjeruar vendbanimet ilegale në rajon duke ndërtuar banesa të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Izraelit i bëhet thirrje të tërhiqet nga vendimi në fjalë. “BE-ja dënon miratimin e Komitetit të Planifikimit të Lartë të Izraelit të planit për të zgjeruar vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe për të ndërtuar 3.426 shtëpi”, thuhet në deklaratë.

BE-ja ka përsëritur se “vendbanimet e paligjshme përbëjnë pengesë për paqen sepse kërcënojnë zgjidhjen me dy shtete”.

“Përveç kësaj, zgjerimi i vendbanimeve është krejtësisht në kundërshtim me përpjekjet e vazhdueshme për uljen e tensioneve, gjë që është edhe më e rëndësishme para festave të ardhshme të Ramazanit, Pashkëve dhe Pesah”, thuhet në deklaratë.

Qëndrimi i BE-së për kufijtë nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të njihet asnjë ndryshim përveç kufijve të para vitit 1967 të rënë dakord nga palët, përfshirë Kudsin. Më 6 mars, autoritetet izraelite miratuan planin për të ndërtuar rreth 3.500 shtëpi në Bregun Perëndimor.

Dominimi i Izraelit në Kusin Lindor, të cilin e pushtoi në vitin 1967 dhe vendbanimet hebraike që ndërtoi atje, konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.