BotaTop Lajme

Borrell: Gjëja për të cilën bëhet fjalë sot në Gaza është nëse do të mbijetojnë apo jo njerëzit

Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se “Gjëja për të cilën bëhet fjalë sot në Gaza është nëse do të mbijetojnë apo jo njerëzit”, transmeton Anadolu.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me Borrellin në Washington dhe diskutuan për situatën e fundit në Gaza dhe se çfarë mund të bëhet për çështjen e ndihmave humanitare. Në një deklaratë para takimit, dyshja theksoi se do të diskutojnë për fushat e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe BE-së për çështjen e Gazës.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell falënderoi përpjekjet e SHBA-së për çështjen e ndihmave humanitare por tha se këto nuk janë të mjaftueshme. “Na vjen keq për situatën aktuale në Gaza por duhet të bëjmë më shumë se keqardhja. Duhet të kalojmë në veprim. Gjëja për të cilën bëhet fjalë sot në Gaza është nëse do të mbijetojnë apo jo njerëzit”, deklaroi Borrell.

Ai theksoi se ndihmat e dërguara në Gaza nga ajri, deti dhe toka janë të pamjaftueshme. “Parashutat nuk mund të zëvendësojnë qindra kamionë me ndihma. Ndërsa gjëja më e rëndësishme është hapja e kufijve tokësor dhe fillimi i punës për zgjidhjen me dy shtete, të cilën e mbështesin SHBA-ja dhe BE-ja”, tha Borrell.

Blinken deklaroi se me Borrellin do të diskutojnë shumë tema lidhur me Ukrainën, Gazën, Kinën dhe Ballkanin Perëndimor dhe se me BE-në veprojnë së bashku kryesisht në çështjen e ndihmave humanitare për Gazën.