Maqedoni

Brenda një dite tani mund të siguroni termin për pasaportë me procedurë të shpejtë

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski theksoi sot se për një ditë mund të merrni terminin dhe të nxirrni pasaportën me procedurë të shpejt.

Sipas tij, riorganizimi dhe rritja e kapaciteteve në fushën e shërbimeve administrative po jep rezultate.

“Më s’ka pritje me muaj për fotografim për nxjerrjen e pasaportës në mënyrën e shpejtë në Shkup, ndërsa nga sot kush do të kërkojë termin, do ta marrë të njëjtën ditë ose të nesërmen”, theksoi Toshkovski.

Sipas njoftimeve është normalizuar situata me fotografimin për nxjerrjen e dokumenteve personale, por jo edhe për marrjen e tyre. Qytetarët presin deri në tre muaj për marrjen e tyre.