Bota

Gafa e kryeministrit libanez/ Ngatërron Melonin me asistenten, e puth dhe e përqafon

Shpërndaje

Kryeministri libanez Najib Mikati ka ngatërruar kryeministren italiane Georgia Meloni me asistenten e saj, Patrizia Scurti.

Teksa po priste lideren italiane të zbriste nga avioni në Aeroportin e Bejrutit, Mikati e ngatërroi me asistenten, pasi kjo e fundit zbriti përpara Melonit, shkruajnë mediat e huaja.

Në pamje shihet teksa kryeministri i Libanit e pret asistenten e Melonit me përqafime.

Pak më tej, stafi i kryeministrit libanez e informoi atë se Georgia Meloni ishte akoma në avion. “Incidenti” u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.