Gruaja e Arben Taravarit citon profetin Muhammed: “më i miri prej jush është ai që është i mirë me familjen e tij”
Nora Taravari ka mbajtur fjalim në konventën promovuese të bashkëshortit të saj, Arben Taravarit për president të Maqedonisë së Veriut.
Ajo tha se paraqitja në skenën e sotme, shkruan histori – si femra e parë e një politikani shqiptar që promovon bashkëshortin e saj për të kërkuar votën e shqiptarëve.
E prezantoi veten dhe foli fjalët më të mira për bashkëshortin e saj duke cituar një hadith të profetit Muhamed.
“Më i miri prej jush është ai që është i mirë me familjen e tij. Dhe ky është Arben Taravari”, tha Nora Taravari.
Kujtoi një detaj nga bashkëshorti i saj në procesin e edukimit të dy bijve të tyre.
“Dy djemtë tanë asnjëherë nuk e diskutojnë fjalën e Arbenit, sepse ai asnjëherë nuk e ngriti zërin ndaj tyre”, tha Nora dhe tha se ai fiton “çdo betejë, por me mirësi”.
“Kështu do ta fitojë edhe këtë betejë”.