Maqedoni

Ish-ministri i Gruevskit, Mile Janakieski del nga burgu, Apelacioni i’a pranoi ankesën

Shpërndaje

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski do të jetë i lirë,pasi që Gjykata e Apelit pranoi ankesën e tij dhe vendosi që ai të dal nga burgu më 16 qershor 2024.

“Sipas vendimit të miratuar, vendimi për lirim me kusht është ndryshuar dhe lirimi me kusht për të dënuarin Mile Janakieski, në vend që të fillojë më 16.01.2025, siç shkruhej në vendimin fillestar, do të fillojë më 17.06.2024, por me kusht që i akuzuari të mos kryejë vepër të re”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup.

Gjykata pranoi edhe ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili po vuan dënimin në burgun e Strugës. Pasi pranoi fajësinë, ai u dënua me tre vjet burg për çështjen “Perandoria”. Rasti tani është kthyer për rigjykim dhe vendosje në gjykatën e shkallës së parë, andaj pritet që Gjykata Penale të veprojë sipas udhëzimeve të gjykatës më të lartë dhe ta lirojë Mijallkovin, i cili plotëson kushtin për lirim të parakohshëm.