Maqedoni

Mali i Zi do të pranojë pasaportat me emrin e vjetër të Maqedonisë

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani njofton se ka marrë lajmërim se Mali i Zi do të pranojë pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë, por nëse ato janë të vlefshme.

“Mendoj se MPB nuk duhet të marrë këtë si alibi ose të gjejë ndonjë zgjidhje e cila do të anulojë aplikimet. Të fokusohemi në organizimin e një sistemi më të mirë, më pak politikë, në një organizim më të mirë me qëllim të rritjes së numrit të dhënies së pasaportave”, tha Osmani.

Ai tha se MPJ tani vetëm ka ndihmuar në dhënien e dokumenteve të udhëtimit në përfaqësitë diplomatike-konsullare, për të cilën, janë dërguar diplomatë shtesë, është organizuar punë në dy ture dhe gjatë fundjavës.