Ministri Demiri: Spitali Klinik i Tetovës pajiset me një Video Nazofaringo Laringoskop Fleksibil Dijagnostifikues
Ministri i Shëndetësisë së RMV-së, Dr.Ilir Demiri njofton se Spitali Klinik i Tetovës nga sot pajiset me Video Nazofaringo Laringoskop Fleksibil Dijagnostifikues, përcjel ALBAZOBE MEDIA.
Njoftimi i plotë:
Prej sot Spitali Klinik i Tetovës u pajis me një Video Nazofaringo Laringoskop Fleksibil Dijagnostifikues.
Aparatur që nuk ka egzistuar më herët në Spitalin Klinik të Tetovës .
I faleminderohemi Fondit Shëndetsor për mbështetjen dhe përkrahjen si dhe realizimin e shumë projekteve ku si qëllim i përbashkët është interesi i pacientëve.