Pamje emocionuese të nxënësve që performojnë “Gardën e Kosovës” para kullave të Jasharajve
Një grup nxënësish kanë performuar “Gardën e Kosovës” para kullave të Jasharajve në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Kjo përformancë u realizua nga nxënësit e klasave të dyta të shkollës “International Maarif Schools Of Kosova”, performanca e së cilëve u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit.Po ashtu për EO, dy nxënëset e kësaj shkolle, Jusra Rapollari dhe Erita Shala, kanë kënduar këngën “Pa duvak s’ka me u bë nuse’, dedikuar kësaj dite.
Shteti i Kosovës më 5,6 dhe 7 mars shënon “Epopenë e UÇK-së”, ditë këto në të cilat kujtohet sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.