Maqedoni

Për herë të parë ndihma e shpejt në Shkup me shef shqiptar

Shpërndaje

Shërbimi emergjent në kuadër të Shtëpisë së Shendeti në Shkup për herë të parë do të ketë shef ndërimi, një mjek shqiptar.

Ky pozicion i është besuar mjekut Rihad Rexhepi, i cili vjen në këtë detyrë pas një përvoje 5 vjeçare po në shërbimin emergjent.

“Shërbimi emergjent posedon 5 shefa ndrimesh por deri tani shqiptarët nuk kanë pasur mundësi për të ushtruar këtë pozicion. Me emërimin e sotshëm thyejmë një barier entike dhe dëshmojmë barazi edhe në këtë institucion”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, drejtori i ISHP-Shkup, Vullnet Selimi.