Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot ishte i pranishëm në hapjen e shtabit zgjedhor në Strugë.
Një ditë pas konventës madhështore në Gostivar, sot kandidati për president, Arben Taravari u prit në Strugë nga qytetarë struganë.
Sipas VLEN hapja e shtabeve zgjedhore pritet të bëhet në çdo komunë dhe vendbanime shqiptare.