Rajoni

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të dielën në Durrës

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 17 mars Asamblenë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e “Hotel Melia” në Durrës.

Sipas agjendës, Asambleja do të nisë punimet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama për të vijuar me paraqitjen e raportit nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, “Mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë për rienergjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja”.

Agjenda parashikon miratimin e Projekt Udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”dhe Projektin mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste.

Zgjedhjet në strukturat socialiste do të zgjasin deri më 15 Prill, ndërsa Kongresi i PS-së parashikohet të mblidhet në Qershor të këtij viti.