MaqedoniTop Lajme

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u takua me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, z.Jovan Mitreski

Shpërndaje

Me rastin e unifikimit-rritjes së pagave për të gjithë të punësuarit në universitetet publike, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe rektorët/prorektorët e universiteteve shtetërore në vend (8.3.2024), e takuan kryetarin e Kuvendit të RMV-së z.Jovan Mitreski.

Me miratimin e Ligjit për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u arrit unifikimi i pagave në nivel shtetëror për të gjithë të punësuarit në universitetet shtetërore, përfshirë stafin akademik, administrativ dhe teknik.

Kërkesa e sindikatave ishte e drejtë. Ligji rregullon koeficientin e pagesës së pagës për të gjithë të punësuarit. Evitohet diskriminimi mes të punësuarve në universitetet publike! Gjatë takimit përfaqësuesit e universiteteve shtetërore, falënderuan kryetarin e Kuvendit, deputetët që votuan, në veçanti ata që e propozuan të njëjtin.

Me këto ndryshime në Ligjin e arsimit të lartë, krijohet mundësi më reale për rritjen e cilësisë në këtë sferë.

Urime të gjithëve!