Kronikë e zezëMaqedoni

Rrahje mes mjekeve në spitalin e Manastirit

Shpërndaje

Një mjek nga reparti i Psikiatrisë ka sulmuar dje një kolege, njëherësh psikiatër specialiste në Spitalin klinik të Manastirit.

“Me datë 01.03.2024 në ora 15:50 në SVR Manastir, T.Ch.I.(49) nga Manastiri ka raportuar se është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës në Spitalin klinik Manastir nga kolegu i saj D.T. nga Manastiri. “Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes”, tha SPB Manastir.