Maqedoni

Sela uron 8 Marsin: Vajzat dhe gratë shqiptare janë mbretëresha e humaniste botërore prijës të dijes

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka uruar ditën ndërkombëtare të gruas duke vënë kështu theksin se vajzat dhe gratë shqiptare që nga Mbretëresha Teuta, mësueset e para, motrat Qiriazi, heroinat e betejave për liri, humanistja Gonxhe Bojaxhiu, figura të dalluara ndërkombëtarisht nga arti, shkenca e politika, na kanë bërë e na bëjnë krenarë para mbarë botës.

Gëzuar 8 Marsin!
Bota u begatua atëherë kur i lejoi gruas të kontribuojë, t’i shprehë aftësitë e saj, të vendosë e të veprojë. Ato dëshmuan që janë të afta, të guximshme, të urta e të suksesshme. Historia njeh momente të shkëlqyeshme edhe për kombin tonë. Vajzat dhe gratë shqiptare që nga Mbretëresha Teuta, mësueset e para, motrat Qiriazi, heroinat e betejave për liri, humanistja Gonxhe Bojaxhiu, figura të dalluara ndërkombëtarisht nga arti, shkenca e politika, na kanë bërë e na bëjnë krenarë para mbarë botës.