Maqedoni

Ahmeti: Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, Fronti Europian është e vetmja forcë për t’i bërë ballë

Shpërndaje

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emisionin “On Time”, në Tv Koha, foli për rrezikun që i kanoset rajonit nga ndikimi i Rusisë, dhe se kjo ka qenë një nga arsyet kresore për formimin e Frontit Europjan si një forcë apo bllok për t’i paraprirë vendit nga rreziku që i kanoset.

“Qëllimi jonë nuk ka qenë të mbizotërojmë si parti më e madhe, për ne qëllimi kryesor ka qenë ndërtimi i frontit dhe ne e kemi filluar si objektiv para një viti e gjysmë. Kemi mbajtur takime që promovonin një Front Evropian. Ne përveç se jemi parti politike jemi parti edhe me përgjegjësi për lëvizjet jashë Maqedonisë për rajonin dhe Kontinentin edhe jashtë Kontinetit. Vitin e kaluar unë thashë që Ukraina nuk është larg, dhe Rusia do të lëvizte në vendet që i ka pasur në kuadër të Bashkimit Sovjetik. Filluan ca parti politike ca analistë që nuk dinë se si bëhet analiza të bëjnë shaka, dhe ja se çfarë ndodhi. Ky rrezik është ekzistues dhe Rusia është duke verpruar sidomos në Ballkanin Preëndimor. Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, as një Kosovë e as një Shqipëri e paqtë, asaj i intereson që të ketë vatrra zjari që ajo suksesshëm t’i fusi nën kthetrat e veta të gjitha ato hapsira që i ka pasur nën Bashkimin Sovjetik.
Prandaj kemi zgjedhur të dalim me moton jo Rusisë dhe po Europës, dua t’i falenderoj të gjithë liderët e partive politike që jemi bashkuar në një front, dhe këtu autorsi nuk ka vetëm BDI-ja por të gjitha këto parti politike të cilat janë rreshtuar dhe janë bashkuar në kuadër të këtij fronti, që vendi ynë suksesshëm”, tha Ahmeti./Indeks.mk