Arrestohet personi që dëmtoj ulëset e fushës sportive në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar i dyshuari i cili dëmtoi ulëset e fushës sportive në Lipjan.
Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gadime e Ultë, Lipjan 05.04.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa të premtën kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë një reagim publik, ku ka publikuar edhe një video ku shihen personat të cilët thyejn ulëset.
Komuna e Lipjanit publikon pamje kur një qytetar dëmton ulëset te fusha sportive