Maqedoni

DW: Çka po fshihet pas sulmit të kryetarit të Haraçinës?

Shpërndaje

Sulmi i armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ka rritur tensionin para zgjedhjeve të pranverës. Policia është në kërkim të sulmuesit që plagosi në mes të ditës dy persona, të cilët shoqëronin kryetarin në hyrje të fshatit. Të plagosur kanë mbetur shoferi i kryetarit dhe një punonjës i komunës.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizën në vendngjarje, duke dhënë edhe urdhër për mbledhjen e provave. Gjithashtu do të urdhërohet për sigurimin e video pamjeve nga kamerat e sigurisë në objektet përreth, si dhe për veprime të tjera”, njoftoi Prokuroria.

Derisa janë duke u sqaruar motivet e sulmit, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) apeloi nga institucionet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ndriçimin e rastit që kjo të mos përsëritet më.

Kërcënime ka pasur edhe më parë

Kjo nuk është përpjekja e parë për të frikësuar kryetarin e kësaj komune. Ai disa herë ka raportuar në polici se ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve verbale dhe fizike. Ridvan Ibrahimi është ankuar në maj të vitit të kaluar se dikush e ka kërcënuar me jetë derisa ai nuk ishte i pranishëm në ndërtesën e komunës. Nga hetimet rezultoi se ka qenë një bashkëfshatar, i cili e ka kërcënuar pasi nuk ka qenë i kënaqur me trajtimin e një çështjeje lidhur me shfrytëzimin e tokës shtetërore. Kërcënimet i ka bërë para disa personave në komunë. Denoncim në MPB ka pasur edhe në shtator të vitit 2022, kur Ridvan Ibrahim ka njoftuar se është sulmuar fizikisht në ambientet e komunës, shkruan Deutsche Welle.

Më poshtë lajmi i plotë i Deutsche Welle