Fronti Europian prezanton Programin Zgjedhor EU 2030
“Fronti Europian” i përbërë nga nnëntë parti politike, por i udhëhequr e i ideuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka prezantuar programën zgjedhore EU 2030.
Prezantimi i programës është bërë përmes një konference të përbashkët të liderëve që përbëjnë “Frontin Europian”.
Ministri i Financave Fatmir Besimi sot ka bërë të ditur se programi i ri i Frontit Europian për vitin 2024 është hartuar me frymën e vlerave dhe parimeve të Frontit Europian, që synon të sjellë një vizion të ri për Vendin. Ky program do të jetë i disponueshëm në mënyrë elektronike për të gjithë qytetarët. Një nga pikat kryesore të programit është ruajtja e mjedisit, duke u siguruar që qasja në informacion të jetë e lehtë dhe e qasshme për të gjithë.
“Sot sipas paralajmërimit kemi pararaparë të paraqesim programin e Frontit Europian për vitin 2024. Programi i cili e kemi hartuar me frymën që paraqet Fronti Europian, kjo ofertë e frontit do të jetë Europia 2023. Duke pasur parasyshë aspektin e ruajtjes së mjedisit programi do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët në mënyrë elektronike, që mund ta gjeni në të gjitha gjuhët e komuniteteve ë koalicionimit të Frontit Europian.
Fronti Europian përfshihet edhe te programi që u përfshin disa marrëvshje të koalicionimit që u nënshkruan pak para procesit zgjedhor”, tha Besimi.
Besimi theksoi se programi i ri bazohet në tre shtylla kryesore: Një kryeministër për të gjithë , “Jo Rusisë Po Europës”, dhe marrëveshja e konsensusit ekonomik
“Europa 2030 bazohet në tre shtylla kryesore dhe ato janë:
1. Një kryemnnsitër për të gjithë
2. Shtylla e dytë jo Rusisë po Europës
3. Shtylla e tretë ka të bëjë me marrëveshjen e konsensusit ekonomik
Sa i përket porosisisë së parë është vazhdimësi e përpjekjeve të deritanishme, për një shtet demokratik, luftë kundër krimit të organizuar, një administratë funksionale e tjera. Kjo shtyllë është vazhdimësi e kryeministrit shqiptar. Kryeministri aktual i Maqedonisë është kryeministër për të gjithë, i cili kujdeset për të gjitha sferat.
“Jo Rusisë po Europës”, është vazhdimësi për Integrimin e vendit, dhe partneritete amerikane, kjo do t’u paraprijë luftave në kontinentin Europian. E cila është dhe sllogani gjithashtu i ksaj fushte.
Marrëveshja Kornizë Ekonomike është vazhdimësi e praktikave të suksesshme të Maqedonisë së Veriut, ku kemi ndihmuar në një të ardhme të përbashkët për të gjitha komunitetet. Kjo shtyllë fillon me partneritietin në politikëbërje, me komunitetin e biznesit në fushën e ekonomisë dhe të gjtiha interesat e tjera që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendt”, tha Besimi.
Ky program pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut dhe të ofrojë një rrugë të qartë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët me integrimin e vendit në BE./Indeks.mk