Bota

Gaza, nga një sulm izraelit plagoset një grup gazetarësh në mesin e të cilëve edhe ekipi i TRT Arabisht

Shpërndaje

Një grup gazetarësh, përfshirë ekipin e TRT-së në gjuhën arabe, u plagosën si pasojë e bombardimeve të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtria izraelite ka zhvilluar një sulm në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke shënjestruar një grup gazetarësh, përfshirë ekipin e TRT Arabisht që ishin duke ndjekur zhvillimet në rajon.

Disa gazetarë u plagosën në sulmin me zjarr tankesh.

Burimet shëndetësore në Spitalin e Dëshmorëve të Aksasë në Deir el-Belah njoftuan se kameramani Sami Shehade u plagos në këmbë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa korrespondenti i TRT Arabisht, Sami Berhum, u plagos lehtë në sulmin në fjalë.

Gjithashtu edhe gazetari Mohamed as-Savalihi u plagos nga dora e djathtë.

Zyra e Medias e qeverisë në Gaza më parë kishte njoftuar se në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës deri më tani kanë humbur jetën 140 gazetarë.

Dje, ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një “operacion të papritur ushtarak” në pjesën qendrore të Rripit të Gazës,. Shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën në sulmet izraelite që synuan shtëpi, xhami dhe rrugë.