Greqia heq dorë nga vetoja? Media greke: Pranon nënshkrimin mes BE-së dhe Tiranës
“Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”, shkruan media greke “Antinews” në një artikull të publikuar ditën e sotme.
Greqia që pas arrestimit të Fredi Belerit është përfshirë, dhe çështjen e ka çuar në Europë dhe kërcënonte Shqipërinë për rrugën e vendit tonë drejt BE-së. Po ashtu në Himarë dhe në Tiranë kanë ardhur zyrtarët më të lartë grekë, ku kanë dhënë mesazhin që Beleri të dalë nga burgu dhe të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës.
“Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarrës Fredi Beleris, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”.
Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
“Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut -shkruan artikulli.
Kur në fazën fillestare të krizës së Belerit qeveria greke kërkoi një ndërhyrje amerikane, u konstatua se kryeministri shqiptar kishte forcuar pozicionin e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Sepse, në një kohë të shkrutër, zoti Rama kishte projektuar me sukses imazhin e të qenit mburoja e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe viktimë e sulmeve hibride nga organizatat terroriste iraniane dhe të tjera.