Rajoni

Kurti shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot shtroi iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me Naim Tërnavën dhe të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame.

Kurti u shpreh i kënaqur që këtë iftar po e shijojnë bashkë, duke kujtuar se në këtë muaj duhet të përqëndrohemi te ana shpirtërore, solidariteti e mirëkuptimi.

Kreu i Qeverisë iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm edhe në këto ditë të fundit të muajit të shenjtë.

Në këtë iftar, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Shqipe Mehmeti -Selimi, Sekretari Organizativ i LVV-së, Alim Rama dhe anëtari i kryesisë, Mytaher Haskuka.