Osmani e lavdëron Taravarin si neurolog, ai i kthen: Ke qenë zëdhënësi më i mirë që kanë pasur ndonjëherë partitë politike
Dy fjalë të mira për kundëkandidatin – kjo ishte sfida që iu dha në fund kandidatëve për president, Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit në duelin presidencial në TV21.
Që të dy vlerësuan njëri – tjetrin për nivelin e lartë në fushatën e zhvilluar deri më tani, duke thënë se ka qenë pozitive dhe pa fjalor denigrues.
Osmani e lavdëroi Taravarin si neurolog.
“Kam fjalë të mirë edhe si mjek. Njerëzit që i kam pasur gjithmonë për nevojë neurologjike, i kam drejtuar gjithmonë te Arbeni”, tha Osmani për Taravarin.
Ndërkaq Taravari ndalon te funksioni partiak i Osmanit.
“Bujar Osmani ka qenë zëdhënës i shkëlqyeshëm i BDI-së dhe njëri prej më të mirëve që ka pasur ndonjëherë ndonjë parti politike”, tha Taravari për Osmanin.