Osmani flet për politikën: Instikti i shërbimit krijohet duke qenë mjek
Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani në duelin presidencial në TV21, ka treguar arsyet se pse e la profesionin e mjekut dhe vendosi t’i hyjë politikës.
Tha se instikti i shërbimit krijohet duke qenë mjek, dhe se edhe politika është shërbim publik.
“Instikti i shërbimit krijohet duke qenë mjek. Sepse të jesh mjek, është t’iu shërbesh njerëzve, por edhe politika është para se gjithash shërbim publik. Unë ju them shokëve – fjala ministër vjen nga fjala latine “minus”, që do të thotë pak. Ata kanë qenë shërbyes të njerëzve”, tha Osmani.