Sela: Në iftar të përbashkët me qytetarët në Ohër, ku bashkërisht hapëm edhe shtabin e Frontit Europian
Çdo votë që e nxjerrim për Frontin Europian është votë që e shkëpusim prej VMRO-së dhe Levicës sepse ato nuk janë për ndryshimet kushtetuese.
Është kusht i Bashkimit Europian që të hapen të gjitha kapitujt. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria këtë proces e çojnë paralel dhe duhet shumë shpejt të bëhemi pjesë e BE-së për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit bartës i listës së kandidatëve për deputetë të Frontit Europian, në njësinë e pestë zgjedhore, bashkë me kandidatë të tjerë dhe zyrtarë partiak të ASH dhe koalicionit, kanë marë pjesë në iftarin e përbashkët me qytetarët në Ohër.
Më pas u bë edhe hapja zyrtare e shtabit qendror të Frontit Europian, gjatë së cilës u shpalos vizioni dhe platforma e Frontit Europian, kandidatura e Presidentit Europian, Bujar Osmani, si dhe u zhvillua edhe një bashkëbisedim me qytetarët.
Koalicioni për Europë në qytetin e Ohrit ka marë mbështetje masovike nga numër tejet i madh i shqiptarëve dhe qytetarëve të bashkësive të tjera joshumicë në vend.