Shefi i CIA-s kërkon që inteligjenca turke të jetë ndërmjetëse mes Iranit dhe Izraelit
Shefi i CIA-s, William Burns, i telefonoi shefit të inteligjencës turke, Ibrahim Kalin për të kërkuar ndërmjetësimin e Ankarasë.
Kjo pas sulmit iranian ndaj Izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Anadolu”, duke cituar burime të sigurisë.
Në qendër të takimit ishte edhe nevoja për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.
“Edhe sot ne u dërgojmë mesazhe zyrtarëve iranianë dhe vendeve perëndimore që kanë ndikim në Izrael, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund përshkallëzimit”.