Sveçla: 400 ekstremistë serbë po trajnohen afër kufirit me Kosovën, me urdhër të Vuçiqit mund të ketë sulme
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.
Sipas tij, me urdhër të Vuçiqit, këto grupe mund të aktivizohen me sulme agresive.
“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive”, tha Sveçla në News24 në Tiranë.
Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Gjatë intervistës për News24, ministri i Brendshëm i Kosovës foli dhe për raportet e Albin Kurtit me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.