Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Afrim Gashi është kryetari i ri i Kuvendit të RMV-së. Nga gjithsej 82 deputetë të pranishëm, 76 votuan “pro”, 6 ishin “kundër”, ndërsa asnjë nuk abstenoi.

Postimi nga Gashi:

Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve.
Urime për të gjithë partnerët dhe miqtë!