Ali Ahmeti në Hasanbeg: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit, rrethoni 4
Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para simpatizantëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se Fronti Europian është bashkim afatgjatë në të cilin ushtrohet demokracia e mirëfilltë dhe është e do të mbetet zgjedhja e vetme e cila Republikën e Maqedonisë së Veriut do e çojë drejt Bashkimit Europian.
Këto që i ndrisin pas 22 viteve dhe na e kujtojnë tribunalin ose nuk e dinë drejtësinë, ose hiqen sikur nuk e dinë. Amnistia është shpallur për të gjitha palët në luftime, jemi të amnistuar të dyja ushtritë, edhe ajo e shtetit edhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe kthim pas nuk ka. Nëse e bëjnë për të frikësuar, KOT E KANË sepse asnjë ushtarë dhe unë në radhë të parë si një luftëtar nuk i frikësohemi kësaj pune. Vendit tonë i duhet që pajtimi të ecën përpara, vendit tonë i duhet integrimi dhe jo izolimi, vendit tonë i duhet harmonia midis komuniteteve dhe jo përplasja midis tyre, vendit tonë i duhet të hapëroj drejt Bashkimit Europian dhe jo të mbetemi në vendnumëro me probleme të gjithë fqinjët dhe me probleme të brendshme mes komuniteteve. Neve na duhet anëtarësimi në Bashkimin Europian, a është e mundur, sigurisht që është e mundur. Nëse dje thuhej që nuk është i mundur anëtarësimi në NATO, sot jemi në NATO, sot jemi nën ombrellën e organizatës më të madhe politiko-ushtarake, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas tij, zgjedhjet e 8 majit nuk janë vetëm një proces formal zgjedhor por janë një referendum historik mbi të ardhmen përparimtare të vendit, referendum i cili duhet medoemos të fitohet.
Dëgjojë zëra, ky do të hyjë në Qeveri, ai do të hyjë në qeveri. Në Qeveri të çon populli, për 22 vite dhunshëm nuk kemi fituar, populli na ka fituar dhe ne e kemi përfaqësuar atë. E kemi gjete në tokë përfaqësimin e shqiptarëve në këtë vend kurse tani po i njëjti është duke drejtuar këtë vend me një kryeministër shqiptar, çfarë të bëjë më tepër! E di që ka edhe shumë punë për tu bërë, a ka mundur të bëhet edhe më shumë, sigurisht që po. Me 8 Maj keni listat përpara, është Sadulla Duraki, është Skender Rexhepi. Sadullai i ka hapur dyert UÇK-së, mbi 200 burra ka strehuar dhe nuk i është dridhur qerpiku fare. Tani ju keni mundësinë të zgjidhni! Afrim Gashi më duket me muzikë është marrë, a do të votoni Sadullain dhe Skenderin apo Afrim Gashin me kitarë!?, është shprehur Ahmeti.