MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Shpërndaje

Kreui Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka mbledhur kryesin e partisë së tij në Tetovë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi Gjykata Administrative ka hedhur poshtë të gjitha paditë e Frontit Evropian mbi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotim në 7 qendra votimi në kuadër të njësitë së pestë dhe njësisë së gjashtë zgjedhore.

Ahmeti tha se vendit nuk i nevojiten deklarata të pa matura dhe se nuk duhet të hapim front me Greqinë , Bullgarinë dhe nuk duhet të hapet front mes shqiptarëve dhe maqedonasve pasi siç theksoi, shteti është i përbashkët.

“Vendit, Republikës nuk i duhen deklarata të pamatura. Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë, ne nuk na duhet të hapim front me Bullgarinë, neve nuk na duhet të hapim front mes shqiptarëve dhe maqedonasve sepse shteti është i përbashkët. Ardhmërinë bashkë duhet ta ndërtojmë, stabilitetin, sigurinë, paqen sigurinë, bashkë duhet t’i ndërtojmë të gjitha”, tha Ahmeti.