BotaTop Lajme

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Shpërndaje

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas raporteve të mediave lokale.

Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua përpara një ndërtese në qytetin qendror të Sllovakisë të quajtur Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, përcjell Insajderi.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Ai është dërguar në spital dhe sulmuesi i dyshuar është ndaluar nga policia.

Handlova është rreth 180 km në verilindje të Bratislavës.