Bota

Biden e quan brutal vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për urdhërarreste kundër liderëve izraelitë

Shpërndaje

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se kërkesa e prokurorit të ICC-së për urdhërarrest kundër liderëve izraelitë është skandaloze.

Ai ka thënë se ShBA-ja do të qëndrojë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij.

“Dhe më lejoni të jem i qartë, çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë, asnjë mes Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë Biden, shkruan BBC.

Gjykata Penale Ndërkombëtare po kërkon urdhërarrest për Benjamin Netanyahu, kryeministrin izraelit dhe Yahya Sinwar, liderin e Hamasit, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.