Halil Kastrati nderohet me “Çmimin e Mirësisë” nga Presidenti Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
Humanisti Halil Kastrati përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se është nderuar nga Presidenti i Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan me “Çmimin e Mirësisë”, përcjell ALBAZONE MEDIA.
Njoftimi i plotë:
ÇMIMI I MIRËSISË
Ndihem i nderuar dhe i priveligjuar të marr sot “Çmimin e Mirësisë” nga Presidenti i Republikës së Turqisë; z. Rexhep Taip Erdogan i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë ( TDV ).
Duke e ndje këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të Shoqatës sonë.
Faleminderoj Presidentin Erdogan!
Kryetarin e Dijanetit të Turqisë Prof.Dr. Ali Erbash, Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit të Turqisë z. Izani Turan, për nderin që më bënë.
“Mëshironi në Tokë që të mëshiroheni nga Qielli”
Bamirës Zoti kurr mos ju humbtë!
Halil Kastrati – Ankara 2024