MaqedoniTop Lajme

KSHZ refuzon ankesën e Frontit Europian për rivotimin në Llërcë të Komunës së Zhelinës

Shpërndaje

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot pasdite nuk e pranoi ankesën e Frontit evropian për rivotimin në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë në Komunën e Zhelinës.

Me vendimin e KSHZ-së kandidatët kanë të drejtë padie në Gjykatën administrative e cila duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.

Pas rivotimit në këtë vendvotim më 22 maj, koalicioni i Frontit Europian humbi një deputet. Fronti Europian u ankua për parregullsi gjatë votimit, përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve dhe pohoi se numri i fletëvotimeve nuk përputhet me numrin e votuesve që kanë dalë në votim.

Pas rinumërimit u konstatua se gjendja faktike është e njëjtë me atë të shënuar në procesverbal.