Maqedoni

LSDM do të zgjedhë liderin e ri më 30 qershor

Shpërndaje

Bordi ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme ka marrë vendim që më 30 qershor të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake për kryetar të partisë, pas dorëheqjes së kryetarit Dimitar Kovaçevski.

“Sipas afateve në Statutin e Partisë, do të ketë një periudhë të mjaftueshme për përgatitjen e kandidaturave dhe programeve, paraqitjen e kandidatëve në anëtarësi dhe regjistrimin aktiv.

Në seancën që do të mbahet të enjten, më 30 maj 2024, Bordi Qendror i LSDM-së duhet të miratojë Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe afatin për zbatimin e procedurës në nivelin më të lartë demokratik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, informojnë nga LSDM.

Pas humbjes në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 8 maj, kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, paralajmëroi reformim të plotë të partisë dhe zgjedhjen e një lideri dhe lidershipi të ri partiak./Telegrafi/