Maqedoni

Mickoski-Geer: Qytetarët e meritojnë një të ardhme evropiane dhe ajo duhet të vijë sa më shpejt

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski realizuan takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, David Geer.

Në takim u theksua përkushtimi i fuqishëm evropian i VMRO-DPMNE-së si qeveri e ardhshme, e cila është një nga tre postulatet kryesore të veprimit, krahas luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik.

Mickoski tha se shteti duhet të transformohet në çdo fushë dhe të përmirësohet dukshëm jeta e njerëzve.

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, siç thuhet në njoftim, veprimet e saj do t’i bazojë ekskluzivisht në ligje dhe nuk do të aplikohen keqpërdorime si qeveria e kaluar në të kaluarën me flamurin evropian.

“Konkluzioni është se qytetarët e meritojnë një të ardhme evropiane dhe ajo duhet të vijë sa më shpejt”, njofton VMRO-DPMNE.