Mjaft ishte mjaft! Ish deputeti italian vendos flamurin palestinez në ballkonin e Dhomës së Përfaqësuesve në Romë
Stefano Apuzzo (58), një ish-deputet në Parlamentit italian, ka shfaqur flamurin palestinez në ballkonin e Dhomës së Përfaqësuesve në Itali.
Apuzzo, i cili ishte anëtar i Parlamentit nga Partia e Gjelbër viteve 1992 dhe 1994 ndërsa aktualisht është kandidat i Aleancës së Gjelbërve dhe të Majtë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) që do të mbahen muajin e ardhshëm, doli në ballkon nga një dritare në pjesën e përparme të pallati Montecitorio, dhe shpalosi flamurin palestinez.
Ndërsa ngrinte flamurin, Apuzzo dërgoi një mesazh nga ballkoni:
“Mjaft me përdorimin e armëve italiane në gjenocidin në Gaza, mjaft. Kemi 35 mijë të vdekur nga armët italiane në Gaza”, ka thënë Apuzzo.