Osmani: Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në rrjetin social Facebook shkruan se në seancën e sotme në Asamblen e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Maqedonia e Veriut e bashkësponsorizoi rezoluten për Srebrenicën. Osmani më tej shton se Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.
“Maqedonia e Veriut e bashkësponsorizoi rezolutën për Srebrenicën, në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
➡️ Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.
➡️ Rruga drejt një të ardhmeje më të mirë përfshin nderimin e kujtimit të viktimave dhe mbështetjen e të mbijetuarve të të gjitha krimeve të kryera kundër njerëzimit dhe gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe nënvizimin e rolit të gjykatave ndërkombëtare në luftën kundër mosndëshkimit
➖ Gjykata Ndërkombëtare Penale, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)”, shkruan Bujar Osmani.