MaqedoniTop Lajme

Sela: Qytetarët të dalin në votime, të vendosin vetë për fatin e tyre dhe të mos lejojnë që të tjerë të vendosin për ata

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka ftuar qytetarët që të dalin në votime, të vendosin vetë për fatin e tyre dhe të mos lejojnë që të tjerë të vendosin për ata.

Postimi i plotëL

Bashkë me familjen shfrytëzuam të drejtën qytetare dhe votuam, për të vendosur vetë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e çdo familje dhe çdo qytetari në këtë vend.
Uroj që ky proces të përfundojë ashtu siç ka filluar, në një atmosferë festive për qytetarët dhe në nivelin më të lartë të demokracisë.

Qytetarët të dalin në votime, të vendosin vetë për fatin e tyre dhe të mos lejojnë që të tjerë të vendosin për ata.