Bota

SHBA: Kamionët e ndihmës fillojnë të lëvizin në breg përmes skelës së përkohshme në Gaza

Shpërndaje

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë të ditur se kamionët që transportonin ndihma humanitare sot filluan të lëvizin në breg përmes një skele të përkohshme në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Sot rreth orës 9 të mëngjesit (me orën e Gazës), kamionët që transportonin ndihma humanitare filluan të lëvizin në breg përmes një skele të përkohshme në Gaza”, njoftoi CENTCOM.

CENTCOM theksoi se asnjë nga trupat amerikane nuk doli në breg në Gaza.

“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme dhe shumëkombëshe për të ofruar ndihmë shtesë për civilët në Gaza përmes një korridori detar që në karakter është tërësisht humanitar dhe do të përfshijë mallra të ndihmës të dhuruara nga një numër vendesh dhe organizatash humanitare”, tha CENTCOM.

Dje, CENTCOM tha se skela lundruese ishte ankoruar në plazh në Gaza dhe “në ditët në vijim” kamionët që transportonin ndihma humanitare pritet të fillojnë të lëvizin në breg.

Më 8 mars, Pentagoni njoftoi se do të ndërmarrë një mision urgjent për të ngritur skelën për të ofruar deri në 2 milionë vakte ushqimi në ditë.

Misioni përfshin një skelë lundruese, një rrugë 1.800 këmbë të gjatë, që do jetë ngjitur me bregun dhe një grup anijesh mbështetëse logjistike.

Sulmet e Izraelit në Gaza, të cilat filluan pas një inkursioni të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, ka shkatërruar enklavën dhe ka çuar 2.3 milionë banorët e saj në një katastrofë humanitare.