SHBA, një grup studentësh pro Palestinës hynë në ndërtesën e Hamilton Hall
Një grup studentësh nga Universiteti Columbia në New York të SHBA-së që mbështesin Palestinën, hynë në ndërtesën e Hamilton Hall në kampusin universitar pasi në negociatat me administratën e universitetit nuk arritën një marrëveshje, raporton Anadolu.
Administrata e universitetit vendosi dënime disiplinore dhe largim për studentët që nuk evakuuan zonën e kampit të krijuar në shenjë solidariteti me Gazën.
Një grup studentësh hynë në ndërtesën historike të Hamilton Hall në kampusin qendror të universitetit në mesnatë me kohën lokale.
Sipas “New York Times”, dhjetëra studentë bllokuan hyrjen kryesore dhe brohoritën slogane si “Palestina e lirë”.