RajoniTop Lajme

Shtyhet takimi i Ramës me shqiptarët në Londër

Shpërndaje

Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Londër, i planifikuar për në datën 2 qershor është shtyrë.

Pasi u shty dhe u planifikua për në datën 9 qershor, edhe kjo datë është shtyrë sërish.

Sipas disa burimeve bëhet me dije se po shikohet mundësia e mbajtjes së takimit në shtator.

Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me shqiptarët në Athinë dhe në Milano.

Po ashtu Rama ka planifikuar takime përveç shqiptarëve në Angli, edhe me shqiptarët në Gjermani, takim i planifikuar për t’u mbajtur në Duseldorf./Euronews Albania