Taravari përkujton familjen Zymberi

Shpërndaje

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari në rrjetin social facebook ka përkujtuar familjen Zymberi, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi nga Taravari:

Më 24 maj 2001, në Sllupçan fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë. Ato u mishëruan me një familje dhe në një mbiemër: familja Zymberi.

Dhjetë anëtarë të kësaj familjeje atdhetare ranë atëbotë që ne të gjithë sot të gëzojmë lirinë.

Kujtojmë me përkulje dhe me respekt Selvije, Mersim, Hisnije, Neale, Jenuz, Suzane, Valbona, Nerimane, Fitore dhe Fitim Zymberi. Lavdi të rënëve për liri!